Kishte nisur të ndihej tashmë era e marrëdhënieve të ngushta Republikën Popullore të Kinës. Nuk kishte nisur ende revolucioni kulturor kinez, por një ngjarje episodike si ajo e kultivimit të drurit të bambusë në Shqipëri, simbolizonte kohën që po afrohej.

Pikërisht ngjarje të tjera të vitit 1965-s janë në fokusin e programit të mbrëmjes “Histori me Zhurmues”. Për çështjen në fjalë do të flas Inxhinieri i Pyjeve Ramadan Balla, ish-pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës. Një pjesë të madhe e punës së tij shkencore, inxhinier Balla ja dedikoi kultivimi të kuaj bime në vendin tonë.

Pandi Laço: “Keni marrë dhe grada shkencore”.

Mbi karrierën e tij dhjetëvjeçare ne sportin e atletikës në vitet 60-të do të rrëfejë mjeshtri i sportit Çlirim Balluku, rekordmen kombëtar në vitin 1962 në 100 dhe 200 metra. Fitues i medaljes së artë në atletikë në disa kampionate rresht dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në disa aktivitete ndërkombëtare. Përmes rrëfimit të Çlirim Ballukut do të njihemi me peripecitë që hoqi familja e tij gjatë internimit në Selenicë të Vlorës, pas goditjes së të ashtuquajturit Grupi Puçist në Ushtri.

Sulejman Myftiu, një ish-diplomat karriere dhe përfaqësuesi i trupit diplomatik të Shqipërisë në disa vende në vitet 1950-1987 do të na tregojë përgjatë emisionit për incidentin me delegacionin shqiptar në OKB në vitin1965. Në këtë mbledhje Kryetarit të Delegacionit Halim Budo ju ndërpre disa herë fjala nga drejtuesit e seancës për shkak të qëndrimit lidhur me procedurat e pranimit të Kinës në OKB.

Për t’u thelluar më shumë në këto ngjarje na ndiqni sonte në Histori me Zhurmues në orën 21:00./tvklan.al