Në programin televiziv “Histori me zhurmues” sot do të qëndrohet në vitin 1985, viti kur vdes Enver Hoxha dhe në krye të shtetit shqiptar vjen Ramzi Alija.

Vitet e fundit të jetës së udhëheqësit komunist, ndjekja dhe përkujdesja që i bëri ekipi special i mjekëve shqiptar pasi Enver Hoxha, kishte 25 vite që nuk dilte jashtë kufijve të Shqipërisë. Si u trajtua nga mjekët më të mirë shqiptarët që pas infarktit të vitit 1973, cilët ishin njerëzit që informoheshin vazhdimisht për shëndetin e tij dhe shumë detaje e kuriozitete të tjera parmes bisedës me mjekun kardiolog Sabit Brokaj. Njëri prej anëtarëve të ekipit që u ndodh deri në ditën e fundit.

Sabit Brokaj: “Në vitin ’85 realisht gjendja shëndetësore ishte e rëndë, ishte një rëndim progresiv.”

5 ditët e zisë kombëtare për vdekjen e Enver Hoxhës, homazhet jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por dhe ato të punonjësve nga gjithë rrethet, si u përcoll ceremonia nga kronistët e radios, televizioni dhe kinostudios nëpërmjet historisë nga gazetarja Zamira Koleci.

Zamira Koleci: “Më kujtohet që ishin të gjithë të shastisur, e vetmja gjë që dihej se çfarë do të bënim ishte që në orën 12 do të bëhej njoftimi zyrtar.”

Por vdekja e Enver Hoxhës, natyrisht ngjalli një shpresë në shtresën e të burgosurve dhe të internuarve të cilët me vdekjen e udhëheqësit prisnin dhe fundin e egër të diktaturës. Bedri Blloshmi, i burgosuri që i shpëtoi pushkatimit, por jo dënimit me 25 vite tregon se si e përjetuan të burgosurit ditën e vdekjes së liderit të Shqipërisë dhe si u dënua me izolim kur në mëngjesin e 12 prillit ngriti dollinë me qumësht gëzuar shokë.

Por viti 1985 shënon dhe një nga ngjarjet më të veçanta në jetën artistike të publikut shqiptar, “Pallati 176” komedia që theu të gjitha rekordet me 400 shfaqje në të gjithë Shqipërinë. Një nga pjesët më të njohura të komedisë vënë në skenë nga nënqesari Alfred Bualoti, vepër e shkrimtares Adelina Balashi Stefa, e cila tregon se si në moshën 28 vjeçare ajo preku majat e suksesit./tvklan.al