Petro Fejzo, një tjetër emër i ri në skenën e muzikës shqiptare, është një djalë 20-vjeçar nga Belshi, i cili ka ndjekur pasionin e tij për muzikën që në moshë të vogël.

Rritur në një familje muzikantësh, Petro ka trashëguar pasionin për muzikën nga i ati, i cili ka qenë këngëtar i muzikës popullore. Kjo influencë e familjes ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij si artist.

Ai ka nisur të këndojë që në moshën 13 vjeç, moment kur ka spikatur për zërin e tij të veçantë. Pas këtij momenti, Petro ka formuar një grup të tijin muzikor, me të cilin interpreton muzikë live të larmishme, nga rock-u dhe funku, deri te pop-i, duke sjellë një stil unik dhe energjik në skenë.

Pjesëmarrës në festivale të njohura si “Mam po ti” dhe “Kënga Magjike”, Petro sot është student në Akademinë e Arteve për kanto, ku vazhdon të zhvillojë aftësitë e tij vokale./tvklan.al