Ameis Demiraj, vetëm 12 vjeçe, është konkurrentja më e vogël edicionit të këtij viti të “X Factor Albania”.
Pavarësisht moshës së re, ajo ka një pasion të madh për muzikën, që e ka zbuluar falë mbështetjes dhe inkurajimit të gjyshes së saj.
Gjyshja e ka nxitur për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore dhe e ka regjistruar në një kurs kantoje, ku Ameis ka zhvilluar aftësitë e saj vokale.
Me një zë të ëmbël, Ameis rrëmbeu komplimentat e jurisë, por jo “Po”-të e tyre… për momentin./tvklan.al