Ahmet Zogu, Lindi në 8 Tetor 1898, në Burgajet të Matit. Kur ishte vetëm 7-vjeç do të largohej për në Stamboll ku do të fillon studimet në Lice dhe më vonë në akademinë ushtarake.
Në moshën 19-vjeçare, Ahmet Zogu, nisi studimet për gjuhën gjermane në Vjenë të Austrisë, ndërsa gjatë qëndrimit aty do të thellonte njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore. Menjëherë pas kthimit në atdhe do të angazhohej në politike.
Fillimisht për t’u zgjedhur ministër i brendshëm dhe më vonë për të drejtuar qeverinë shqiptare si kryeministër në viti 1922 deri në vitin 1924.
Pas kësaj ai do të drejtonte Republikën e Shqipërisë si president për 3 vitet e ardhshme. Kur ishte vetëm 30-vjeç Ahmet Zogu, u shpall mbret i Shqipërisë.
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet ‘20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, dhe parlamenti do të vendoste në favor të këtij propozimi.
Mbas zgjedhjeve forma e qeverisjes në vendin tonë do të ndryshonte nga republikë në monarki. Dhe në datën 1 Shtator të vitit 1928, djalin i vetëm i familjes Zogu do të shpallej Mbreti i shqiptarëve.
Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori gjate mbretërimit të tij me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane.
Ndërkaq, interpretime të tjera të historisë hedhin dritë mbi fakte se shumë nga reformat e modernizimit të ndërmarra nga Zogut qenë lëvizje të detyruara të tij për t’i shpëtuar kolonizimit real të Shqipërisë nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj që para rënies së Perandorisë Osmane.
Një ndër faktet që e ndihmon këtë interpretim është largimi i Zogut nga Shqipëria në vitin 1939, vit në të cilin Italia fashiste pushton Shqipërinë.
Pas kësaj për 22 vjet Ahmet Zogu, do të jetonte në emigrim. Fillimisht ai së bashku me familjen e tij u larguan në Greqi më pas në Egjipt e për tu zhvendosur përfundimisht në Francë ku dhe ndërroi jetë në 9 Prill 1961./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka