“Holanda erdhi këtu me meritë absolute”, është shprehur gazetari Glend Tafaj pas ndeshjes ku u shpall fituese Anglia me golin e shënuar në minutat e fundit.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, gazetari Tafaj u shpreh se mënyra se si u largua Holanda nga Europiani nuk është më e mira e mundshme pasi të pësosh gol në minutat e fundit është tronditëse.

Glend Tafaj: Ky është goli më i vonshëm e tha Kaçi që Holanda ka pësuar në evente madhore qoftë Europian apo Botëror. Holanda erdhi këtu dhe me të drejtë ka marrë lëvdata se të paktë ishin ata që prisnin që Holanda të ishte këtu. Ne prisnim që të ishte Spanja, të ishte Anglia, Franca, por Holandën e kishim nënvlerësuar pak edhe për shkak se Holanda kishte dhënë material për ta nënvlerësuar sepse nuk kishte spikatur. Holanda erdhi këtu me meritë absolute. Të vjen pak keq për mënyrën se si u largua sepse të pësosh gol në minutën e fundit është tronditëse. Kur i ndodh një futbollisti ajo, e humbet dhe është shumë  e vështirë të reflektosh.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Glend Tafaj u shpreh se lojtarët e Anglisë kanë treguar se e dëshirojnë fitoren e këtij Europiani dhe këtë gjë e tregon më së miri fakti që ato kanë rikuperuar në tre ndeshje radhazi nga disavantazhi.

Glend Tafaj: Unë jam me atë që tha Albani, për atë që kemi parë deri tani të Anglisë ka qenë më e mira e këtij Europiani. Ndryshoj pak strategjinë. Ajo që nuk duhet anashkaluar në këtë sport është që ka këmbë, ka kokë, ka strategji, ka analizë ,ka tabelë trajneri që vendos piketat, por ka dhe zemër dhe Anglia është ndeshja e tretë që e rikuperon nga disavantazhi. Nuk është rastësi më Marina, e bëhen tre rezultate rrjesht.  Do të fitojë apo jo me Spanjollët është tjetër gjë, por tre herë rikuperim tregon që këto lojtarë e duan ta marrin këtë Europian.

/tvklan.al