Hollywood është në zi për shkak të ndarjes nga jeta të aktores së njohur Elsa Raven. Ajo është bërë e njohur nga filmi “Kthim në të ardhmen” dhe “Titaniku: Vdekja e aktores në moshën 91-vjeçare u konfirmua nga agjenti i saj David Shaul.

Ajo lindi në Karolinën e Jugut në Shtator të vititn 1929 dhe më vonë u zhvendos në New York City për të filluar karrierën e saj. Në fillim ajo ka punuar si asistente e Joseph Papp në Festivalin Free Shakespeare në Central Park.

Në vitet ’70 Elsa bëri bujë me rolin e saj si zonja Townsend në filmin horro “The Amityville Horror”.

Elsa e cila është gjyshja e 15 nipërave dhe mbesave, u bë akoma më e njohur në filmin e “Titanikut”, ku në momentet e përmbytjes së anijes ajo qëndroi e shtrirë në krevat me bashkëshortin e saj për të vdekur së bashku. /tvklan.al


