Një 56-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas asaj që njofton Policia, 56-vjeçari ishte punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orarit të punës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


/tvklan.al