Dashi- Sot është një ditë e mirë për të bërë plane dhe për të arritur objektivat që iu janë caktuar në punë. Duhet të jeni të përkushtuar tek detyrat që u caktohen, pasi mund të ngriheni në detyrë. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë.
Demi- Një problem shëndetësor do u shqetësojë gjatë gjithë ditës. Duhet të keni kujdes dhe të tregoni të matur kur jepni mendimin tuaj, mund të keqkuptoheni. Nëse po bëni plane mos u nxitoni.
Binjakët- Duhet të jeni të duruar dhe të mos bëni plane që janë aventura të rrezikshme për ju, pasi mund të humbisni punën dhe shumë para. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe do kërkoni të qëndroni vetëm.
Gaforrja- Sot është një ditë e mirë për ju. Do të arrini që të fitoni disa para nga projekti i nisur disa kohë më parë. Do të keni nën kontroll gjithçka por tregohuni të kujdesshëm pasi jeni në qendër të sulmeve.
Luani- Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe mund të merrni një shpërblim. Duhet të keni kujdes sepse jeni në qendër të sulmeve. Si për të dashuruarit dhe për beqarët ka një lajm të mirë.
Virgjëresha- Gjatë gjithë ditës do të jeni të zënë duke bërë plane për të ardhmen. Jeni në kërkim të një pune të re, por nuk jeni ende gati për të marrë mbi supe rreziqet. Të dashuruarit do kalojnë momente të lumtura.
Peshorja- Sot do të jeni të mbyllur në botën tuaj dhe nuk doni që të flisni me askënd. Kërkoni qetësi dhe nuk do të pranoni asnjë këshillë. Fati nuk është në anën tuaj, ndaj duhet të keni kujdes me shpenzimet.
Akrepi- Sot ju do të bëheni altruist dhe do të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Po ashtu në punë do të jeni mirëkuptues me kolegët dhe do të bashkëpunoni shumë mirë me ta. Prisni një lajm shumë të mirë.
Shigjetari- E gjithë dita e sotme do kalojë në punë dhe duke takuar miqtë. Në disa momente mund të humbni durimin dhe të tregoheni arrogant me të tjerët dhe kjo mund t’iu hapë probleme të mëdha, ndaj kini kujdes.
Bricjapi- Mosmarrëveshjet që keni pasur në familje do të marrin fund, ju do të arrini të zgjidhni konfliktet. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe mund të kryeni një udhëtim të shkurtër në ditët në vijim.
Ujori– Gjatë gjithë ditës do të ndiheni të lodhur dhe një problem shëndetësor do u shqetësojë. Nuk do keni dëshirë për punë dhe as për të folur me miqtë apo familjarët. Duhet të keni kujdes pasi fati nuk është në anën tuaj.
Peshqit- Do të keni gjithçka nën kontroll. Sot mund të arrini që të jeni i përqendruar në punë dhe do përmbyllni me sukses punët që iu ngarkohen. Prisni një lajm të mirë që mund t’iu ndryshojë jetën./tvklan.al