Dashi-Në aspektin e dashurisë ka lajme të mira, mund t’i përballoni diskutimet pa probleme. Në punë më mirë bëni kujdes dhe mos e teproni! Me hyrjen e Marsit në shenjë, do të bjerë ndjeshëm efekti i Mërkurit që ju impononte ritme të larta. Në aspektin sentimental, situata do të jetë pozitive.
Demi-Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë. Por duhet vetëm të jeni pak më sistematikë. Në dashuri mëngjesi do të nisë i stresuar, por krahasuar me dy ditët e fundit është më mirë. Në punë është shumë e rëndësishme që këto ditë të shmangni përballjet.
Binjakët-Në dashuri Hëna bëhet e kundërt, asgjë serioze por duhet të përpiqeni të shmangni polemikat deri të javën tjetër. Në punë nëse ju ftojnë të bëni diçka të re, nuk keni pse të thoni jo, por bëni kujdes të mos e teproni për të paktën tre ditë.
Gaforrja-Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Mërkuri do t’ju nxjerrë pengesa. Në dashuri pavarësisht Venusit përballë, sot mund të zgjidhni disa keqkuptime. Në punë do të kaloni një ditë përgjithësisht interesante.
Luani-Asgjë e rëndësishme nuk do ndodhë sot për ju që keni një lidhje. Merrini gjërat shtruar dhe bëni atë që ndieni. Në dashuri, Hëna nuk është më e kundër jush dhe kjo pritet që të sjellë një ditë pozitive. Në punë është periudha e duhur për t’u përfshirë. Me financat duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni.
Virgjëresha-Shenja juaj dominohet nga Mërkuri dhe Dielli që premtojnë rezultate mjaft pozitive. Momente të bukura në mbrëmje. Në dashuri gjithçka do jetë negative për shkak të Hënës së kundërt. Në punë mendoni se nuk keni bërë mjaftueshëm, emocione të çuditshme për një ditë për të jetuar me filozofinë.
Peshorja-Parashikohet një ditë mjaft intensive, por duhet të tregoni më shumë kujdes për problemet personale. Në dashuri, nëse jeni një çift i konsoliduar mund të gjeni një marrëveshje të mirë vetëm nëse njëri nga të dy pranon gabimet tij. Në punë ka mundësi të rikuperoni një marrëveshje.
Akrepi-Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe stresuese në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë. Në dashuri janë më të favorizuar ata që kanë kaluar një periudhë të gjatë vetëm. Në punë nëse duhet të bëni një kërkesë mendohuni mirë.
Shigjetari-Është një moment mjaft pozitiv për ju, sepse ‘Afërdita’ më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak. Në dashuri shmangni njerëzit që kanë qenë burim shqetësimi ditët e fundit. Ata që punojnë me kohë të pjesshme nuk kanë një vizion të mirë për të ardhmen.
Bricjapi-Në përgjithësi sot pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zërë në befasi. Në dashuri Hëna është e favorshme, Venusi ka nisur një tranzit që do të jetë i qëndrueshëm në shenjën tuaj. Në punë, lidhuni me njerëz që mund t’ju ndihmojnë në të ardhmen.
Ujori-Ju sugjerohet që të kapni momentin pozitiv dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju paraqiten. Kujdes, dikush ju sheh me zili. Në dashuri, Mërkuri që është në anën e kundërt do të thotë se disa çifte debatojnë për arsye parash ose për punën e njërit prej të dyve. Në punë duket se jeni pak i lodhur, duhet të pushoni më shumë.
Peshqit-Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë. Në dashuri ka diçka më shumë që s’e keni ndjerë deri më tani, emocione që kthehen. Në punë, të rinjtë nuk mund të presin fitime të menjëhershme./tvklan.al