Dashi-Sot jini të kujdesshëm me veprimet dhe lëvizjet që bëni. Ngacmimet e paqëllimshme mund të ndikojnë tek marrëdhëniet tuaja me disa persona të afërt, ndaj më mirë të shikoni punën tuaj. Argëtohuni duke shkuar në kinema ose bëni ndonjë gjë tjetër.
Demi-Sot do të jeni plot energji. Telefonojini një miku dhe nisni të festoni. Mos bëni komente të nxituara edhe pse mund t’ju vijnë spontanisht. Duhet të ruani qetësinë në mënyrë që marrëdhënia juaj në çift të mos dëmtohet. Shëndeti mund të ndikohet nga konsumimi i ushqimeve, të cilat stomaku juaj nuk i tret.
Binjakët-Dita do të jetë e kënaqshme për ju, por ka një mundësi që të fiksoheni drejt një gjëje pak të rëndësishme. Kjo do t’ju marrë vëmendjen. Është koha për të parë pikturën e plotë dhe jo për t’u marrë më me gjëra të vogla. Në planin financiar yjet nuk do ju braktisin asnjë moment.
Gaforrja-Ka shumë mundësi që dita të jetë shumë e zënë për ju. Mund të ketë vizitorë që do t’ju takojnë. Kjo mund të jetë koha për të rinovuar diçka në punë ose në shtëpi. Edhe pse do të jeni shumë aktivë gjatë ditës, do të shijoni çdo minutë që kalon.
Luani-Është shumë e rëndësishme që t’i besoni gjykimit dhe arsyetimit tuaj. Mos dëgjoni dhe mos u ndikoni nga të tjerët. Mundohuni të gjeni të vërtetën në mënyrën tuaj. Kjo do t’ju çojë drejt destinacionit më të mirë. Buxheti do vazhdojë të jetë delikat.
Virgjëresha-Sot do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë. Do të jeni shumë aktivë mendërisht me plot ide të reja dhe frymëzim. Do të vini me plane të reja në mënyrë konstante. Realizmi i këtyre planeve do të jetë shumë i lehtë. Por problemi i vetëm është se do të jeni të tejmbushur nga idetë e reja.
Peshorja-Luhatje humori sot, por nesër fati do t’ju buzëqeshë sa i përket pasurisë. Ka shumë mundësi të keni përfitime materiale. Fati i mirë tek financat fatkeqësisht nuk do të zgjasë shumë. Në jetën në çift, ndryshoni menjëherë sjellje sidomos në drejtim të besimit ndaj personit të zemrës.
Akrepi-Sot do të jeni një vullkan plot me ide si në jetën profesionale ashtu edhe në atë familjare. Do të jeni të sjellshëm me njerëzit që ju rrethojnë. Mund të gjeni një burim tjetër të ardhurash gjë që do t’ju lejojë të planifikoni rinovimin e shtëpisë ose zyrës.
Shigjetari-Një ditë ideale për të dashuruarit të cilët falë ndonjë organizimi do të kalojnë çaste të bukura dhe momente romantike. Beqarët të bëhen gati për ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Do të keni vlerësime pas punës së madhe që do të bëni. Respekti i njerëzve ndaj jush do të rritet. Financat janë të mira
Bricjapi-Sot do të jeni të kënaqur në punë. Mund të planifikoni një udhëtim të shkurtër që lidhet me punën, por jo vetëm kaq. Mos jini keqdashës në interpretimin e sjelljes së personit që e doni shumë. Kjo do t’ju japë pamjen e qartë për sa i përket arritjes së qëllimeve tuaja.
Ujori-Duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me sfidat që po vijnë. Bëhuni gati të shpjegoni çfarëdolloj gjëje që ju pyesin. Përpjekjet do të zgjasin pak, por kjo do të vendosë themelet për një progres në të ardhmen. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet që mos të përballeni me pasojat.
Peshqit-Sot mund të bëheni emocionalë mbi disa çështje që kërkojnë të jeni praktikë. Ndani gjërat të cilat i dëshironi nga ato që janë të mira për ju. Emocionet mund t’ju nxisin të kaloni disa linja. Në planin financiar tregoheni të kujdesshëm me menaxhimin që mos të hasni probleme më vonë./tvklan.al