Dashi- Gjatë ditës do të keni një udhëtim pune. Prisni të merrni disa shpërblime, pasi ua kanë premtuar kohë më parë. Falë punës suaj do të rrisni reputacionin tek kolegët dhe tek eprorët tuaj. Do të merrni një lajm të mirë sot.
Demi- Sot është një ditë e mirë. Me mençuri mund të arrini që të zgjidhni në favorin tuaj disa situata të vështira. Këshillohet që të dëgjoni këshillat e miqve dhe do të arrini që të mos keni asnjë problem në projektin tuaj të radhës.
Binjakët- Mund të keni luhatje humori sot. Në pjesën e parë të ditës do të ndiheni shumë të lodhur, ndërsa në mbrëmje do të keni kohë që të shijoni disa momente me familjen. Kujdes me vendimet që do të merrni.
Gaforrja- Një ditë me fat do të jetë kjo e enjte për ju. Do të keni fat në punë dhe në dashuri. Nëse keni plane për të investuar sot është dita e duhur, pasi mund të arrini që të keni shumë fitime.
Luani- Sot duhet të keni shumë kujdes për çdo qindarkë që do të shpenzoni. Në fund të ditës mund të mbeteni pa asnjë Lekë, pasi fati është kundër jush. Gjatë gjithë ditës do të rrethoni nga negativiteti.
Virgjëresha- Do të jeni shumë të duruar dhe të përqendruar në punë. Gjithçka tjetër që do të ndodhë do ta shmangni. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Prisni një lajm të mirë.
Peshorja- Sot do të jeni shumë altruist dhe do ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Një projekt i vështirë i nisur prej jush disa kohë më parë do të përfundojë sot me sukses. Lajme të mira ka për beqarët.
Akrepi- Një ditë e lumtur do të jetë sot për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Do kaloni momente të bukura me miqtë dhe të afërmit tuaj. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë. Në punë gjithçka do të shkojë mirë.
Shigjetari- Sot do të keni një problem shëndetësor dhe do ndiheni të lodhur. Sot do ndjeni një frikë të brendshme dhe nuk do keni besim tek vetja për asgjë. Këshillohet që të dëgjoni këshillat e të afërme tuaj pasi mund t’iu ndryshojnë ditën.
Bricjapi- Një ditë pozitive parashikohet të kalojnë sot të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë do të shkojë gjithçka mirë dhe mund të merrni disa shpërblime. Të dashuruarit do kalojnë momente romantike.
Ujori- Një ditë me emocione të përziera do të jetë kjo e enjte për ju. Mos prisni që gjërat tuaja t’i ndryshojnë të tjerët, pasi mund të zhgënjeheni. Kujdesuni më shumë për veten tuaj dhe prisni pasi mund të merrni një lajm të mirë.
Peshqit- Nëse keni planifikuar që të ndryshoni punë apo shtëpi, duhet të bëni kujdes dhe të shtyni për një kohë tjetër vendimin tuaj. Kujdes me shpenzimet që do të bëni sot, pasi fati nuk është në anën tuaj./tvklan.al