Dashi-Dëgjoni zërin e brendshëm sot sepse do ta gjeni veten të bllokuar me punë apo qoftë edhe me problemet e të tjerëve dhe mund të humbisni një mesazh të rëndësishëm. Në punë ka ende probleme të vogla për t’u zgjidhur. Qetësoni mendjen herë pas here.
Demi-Keni lindur me disa talente të mrekullueshme dhe duhet t’i përdorni ato për të përmirësuar si veten ashtu dhe botën rreth jush. Thellë e dini mirë se çfarë duhet të bëni me jetën, ndaj lëvizni dhe futjuni punës. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje financave.
Binjakët-Situatë interesante për ndjenjat, përpara se të ndërprisni kontaktet me dikë, jini të sigurt për ndjenjat tuaja. Miqtë mund të duket sikur i kanë të gjitha përgjigjet, por shumë prej tyre janë po aq konfuzë sa ju. Nuk ka përse të ndiqni këshillën e tyre.
Gaforrja-Sot bëni çfarë keni në dorë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Nëse sapo keni dalë nga një lidhje, mos ndërmerrni hapa të rrezikshëm. Në aspektin e punës më të favorizuar janë ata që janë të vetëpunësuar. Kur të keni vëmendjen e njerëzve do të jetë shumë më lehtë për t’i bindur.
Luani-Nëse besoni se ka ardhur koha për të joshur dikë, ky është momenti më i mirë për ta bërë për vete. Shmangni komplikimet e panevojshme ju që jeni çift. Të tjerët rreth jush do të jenë të angazhuar me problemet e tyre, ndaj shfrytëzoni mundësinë për të arritur atë që doni pa hasur kundërshti.
Virgjëresha-Aspekti i mirë i Venusit ndihmon ndjenjat, madje edhe të atyre që kanë përjetuar së fundi një ndarje. Në punë, nga ana tjetër, Hëna e favorshme ju jep një avantazh, mos e braktisni veten në lodhje. Fati po ju buzëqesh si në jetën sentimentale, ashtu edhe në punë.
Peshorja-Nuk ka nevojë t’u tregoni të tjerëve se jeni të fortë dhe të pamëshirshëm. Peshorja është një shenjë shumë më inteligjente dhe e matur, ndaj tregojini atyre se dini ta arrini atë që doni duke përdorur fuqinë e madhe mendore.
Akrepi-Sqarimet janë të panevojshme sot. Tregoni këndvështrimin dhe punoni fort, në të kundërt rrezikoni që t’ju keqkuptojnë dhe ata që ju rrethojnë nuk do të jenë të lumtur me vendimet që do të merrni. Bëhuni gati, në punë do të vijnë lajme të mirë.
Shigjetari-Ditë interesante për ndjenjat. Ju duket sikur duhet të bëni gjithçka vetë, por nuk është kështu. Do të jeni më optimistë se zakonisht duke gjetur dhe zgjidhje për disa probleme. Në ambientin e punës duhet të evitoni të bëni sipas kokës tuaj.
Bricjapi-Të tjerët mund të jenë duke lëvizur shpejt, por ju e keni marrë jetën më shtruar. Mundësi të reja do t’ju dalin para në momentin e duhur, kështu që nuk keni nevojë të bëni më shumë sforco nga sa duhet. Vlerësoni më mirë kohën e kaluar me familjen apo partnerin.
Ujori-Duhet të shfaqeni më të vendosur në gjykimet që do të bëni, pasi jeni duke kaluar një periudhë shumë të rëndësishme në jetën tuaj. E dini që dikush po flet shumë shpejt sepse ka diçka për të fshehur dhe do t’ju bëjë konfuzë. Kërkojini vetëm që të flasë më ngadalë.
Peshqit-Për të rikthyer harmoninë dhe stabilitetin në dashuri, keni nevojë për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull. Duhet të tregoheni më të kuptueshëm dhe të dëgjoni më shumë. Role të reja do ju lejojnë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës./tvklan.al