Dashi – Papritur mund të gjeni kundërshtime nga partneri juaj edhe pse keni menduar se ishit shumë të ngjashëm në mendime. Imagjinata juaj shkon deri aty sa iu pengon që çështjen ta shihni ashtu siç është vërtetë.
Demi – Megjithëse jeni duke bërë gjithçka që mundeni për një hap tjetër në marrëdhënien tuaj gjërat nuk do të ecin aq shpejt sa i doni. Situata po iu bën nervozë dhe po kërkoni përgjigje me patjetër. Nëse mbani qëndrim negativ do t’i prishni gjërat akoma më shumë.
Binjakët – Ndryshimet që po ndodhin në marrëdhënien tuaj kërkojnë një përqendrim shumë më të madh nga ju. Ju keni fuqinë që një çështje dashurie ta ktheni në magjike për sa kohë që mbeteni të paanshëm dhe bujar.
Gaforrja – Po kërkoni të afroheni me atë që keni kohë që e simpatizoni dhe nuk do të kërkoni asgjë në këmbim, komunikimi me të iu mjafton. Ndoshta nuk do të gjeni plotësisht atë që kërkoni por nuk do të dorëzoheni dhe do kërkoni një shans të dytë.
Luani – Mendoni se keni të gjithë të drejtën për të marrë çdo gjë që kërkoni nga marrëdhënia juaj. Sigurohuni që veprimet tuaja të justifikojnë çdo kërkesë. E meritoni romancën dhe do ta keni.
Virgjëresha – Mund të keni një takim romantik mjaft potencial i cili do t’ju bëjë të ndiheni disi nervozë. Nuk do të jeni aq të sjellshëm sa ç’jeni gjithmonë. Nëse mund të kujdeseni për çështje më serioze në këtë periudhë, bëjeni me përkushtim.
Peshorja – Nëse gjatë ditës kuptoni që nuk mund t’i arrini të gjitha qëllimet tuaja në marrëdhënie të paktën sigurohuni që të mos mbeteni pa gjë fare. Merrni më shumë kohë për të bërë atë që dini të bëni më mirë me veten tuaj.
Akrepi – Sot mund të jeni të zënë në një situatë jo fortë pozitive me njerëzit tuaj. Me kalimin e kohës nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë financiare, kërkojeni vetëm tek miqtë pasi do e gjeni aty ndihmën.
Shigjetari – Stresi në marrëdhënien tuaj mund t’ju shqetësojë aq shumë sa do të tundoheni për të shpëtuar nga e gjitha kjo për një farë kohe. Duke pasur një bisedë me partnerin nuk do të jetë e lehtë të arrini aty ku doni.
Bricjapi – Jeni të interesuar të merrni më shumë kontakte shpirtërore nga personi që po kërkoni. Veproni me kujdes dhe zgjuarsi sepse bota mund të mos jetë aq e mençur sa mendoni ju. Merrni kohë dhe reflektoni mbi veten.
Ujori – Nëse gjatë kësaj kohe jeni të përfshirë në një marrëdhënie do të kërkoni më shumë komunikim për situata më të rëndësishme. Do të mund të keni çdo gjë që kërkoni nga marrëdhënia. Nëse është e thënë që do të bëhet, do të bëhet.
Peshqit – Gjendeni në situatë të vështirë, gjendeni në dilemë. Nëse ndryshoni ambient do të ndiheni shumë më pozitivë dhe mund t’i merrni vendimet më me qetësi. Marrëdhënia nuk është në situatën e saj më të mirë.
/tvklan.al