Këngëtarja e njohur Elvana Gjata prej disa kohësh nuk është shfaqur më në publik. Ajo nuk ka publikuar asnjë këngë dhe postimet në rrjetet e saj sociale janë shumë të pakta, duke bërë një tërheqje të madhe nga fansat dhe ndjekësit e saj.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory dy foto, ku tregojnë momentin kur babai i saj i dhuron lule. Tek fotoja e parë ajo shkruan “vajza e babit” ndërsa tek fotoja e dytë shkruan “lulet me të bukura m’i jep ti”. /tvklan.al

