Një burrë përfundoi në spital me një infeksion të rëndë në mushkëri, që dyshohet se i erdhi si pasojë e një vesi aspak të zakontë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, burri nga Zhangzhou në juglindje të Kinës, i merrte erë çdo ditë pas pune çorapeve të të tij. Ai kthehej në shtëpi nga puna, ndërronte rrobat, por çorapet nuk i hidhte për t’u larë dhe i mbante për t’i marrë erë.

Për pasojë ai besohet se mori një lloj infeksioni nga një fungus

(sëmundje kërpudhore e lëkurës)

që ishte zhvilluar në këmbët e tij, për shkak të djersës. Kjo më pas u përhap nëpër mushkëritë e tij gjatë kohës që merrte frymë.

Identiteti i personi në fjalë nuk bëhet i ditur, megjithatë ai mësohet se qëndron i shtruar në spital.

/tvklan.al