Një 62 vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi ka vjedhur një kamionçinë orët e para të mëngjesit të sotëm në Paskuqan. Por jo vetëm kaq…
Në tentativë për t’u larguar, ai ka përplasur disa automjete të parkuara. Sipas bluve, ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia e Kamzës./tvklan.al