Artisti i Popullit, regjisori Viktor Gjika, një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, u nda mbrëmë nga jeta në moshën 72 vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Kolegë, të afërm dhe politikanë i dhanë lamtumirën e fundit në hollin e Muzeut Historik Kombëtar dhe përcollën mesazhe ngushëllimi për familjarët, duke e vlerësuar atë si një njeri që jetën ia kushtoi artit.
Bamir Topi: “Viktor Gjika në memorien e të gjithëve do të mbetet një nga figurat më emblematike të kinematografisë shqiptare.”
Tinka Kurti: “Dhimbje shuam e ,madhe për artin, kombin, për ne artistët në mënyrë të veçantë.”
Teodor Laço: “Viktori ishte një njeri kurajoz, ishte njeri trim, ishte njeri që e përballoi vdekjen me një dinjitet që unë nuk e kam vënë re te askush.”
Rikard Ljarja: “Sot për mua personalisht është një ditë se më ka vdek një koleg, një mësues, një udhëheqës shpirtëror.”
Viktor Gjika u lind më 23 qershor të vitit 1937 në qytetin e Korçës. Prodhimtaria e tij artistike si regjisor nisi në vitin 1961. Viktor Gjika i dhuroi kinemasë shqiptare 19 filma. Pasioni për përkushtimi kinematografinë e ngjiti në majat e saj, mjaft të përmendim filmat, “Nëntori i Dytë”, “Gjeneral Gramafoni”, “I teti në bronz”, “Rrugë të bardha”, “Njeriu me top” dhe shumë të tjerë.
Karriera e tij ka njohur vlerësime të shumta, me tituj e çmime, ndër të cilët, më i rëndësishmi është Kupa e Festivalit për filmin “Gjeneral Gramafoni”./tvklan.al