Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Gjeto Luca tha se në repertorin e tij, pjesa më e madhe e këngëve kanë tematikën e dashurisë. Kjo është frymëzimi më i madh për këngëtarin, i cili zbuloi se dy këngë janë një dedikim për njeriun e zemrës. Njëra prej tyre flet për tre gëzimet e jetës së Lucës.

Rudina Magjistari: Kur shkruan tekste këngësh, ke parasysh një histori tënden personale, një ngjarje të jetuar?

Gjeto Luca: Edhe dikujt, diçka reale. Njerëzit i preking këngët e mia prandaj unë jam në çdo gëzim familjare. Ata jetojnë me mua, ata më shkruajnë mua “Gjeto, ne jemi rritur me ty”.

Rudina Magjistari: Po bashkëshortja jote nuk bëhet pak xheloze kur dëgjon gjithë ato tekste për dashurinë? 

Gjeto Luca: Lindita? Jo.

Rudina Magjistari: S’e ka problem? Të thotë ajo “për kë e ke shkruar këtë këngë ti?”

Gjeto Luca: Jo, unë ia kam bërë dy asaj.

Rudina Magjistari: Çfarë janë dy nga 90% ë këngëve të tua me tematikë dashurie? Dy janë pak.

Gjeto Luca: Mirë, ma gjej një këngëtar që i ka bërë një këngë gruas së vet në Shqipëri.

Rudina Magjistari: Po sigurisht që ka, ka plot.

Gjeto Luca: Shumë pak, unë i kam bërë dy. Madje njërës ia kam vënë titullin “Kush ma gëzoi jetën mu”, pra gruaja me dy fëmijët e mi./tvklan.al