Temperaturat e larta në Itali ka bërë që të rritet numri i personave që kërkojnë kujdes mjekësor. Ndihmë spitalore kanë kërkuar veçanërisht të moshuarit dhe personat që kanë probleme kardiovaskulare.
Kreu i departamentit të urgjencës në Romë Luca Di Maurizio thotë se numri i pacientëve është 15 deri në 20% më shumë krahasuar me stinën e dimrit.
Për fat, jo të gjitha rastet janë serioze, janë kryesisht simptoma fillestare të dehidrimit. Ankth, marramendje, mund të kenë temperaturë të ndryshuar të trupit, mund të kenë temperaturë deri në 38-39 gradë Celsius. Janë raste që arrijmë t’i zgjidhim mjaft shpejt në urgjencë me hidratim, me lëngje të ftohta, duke i pasur në një ambient më të freskët dhe sigurisht brenda pak orësh simptomat përmirësohen.
Numri i qyteteve që kanë shpallur alarmin e kuq për shkak të temperaturave të larta ka shkuar në 22.
Italia është përballur me një rritje të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë pasi vendi po përballet me një valë të nxehtë të fortë, me temperatura që rriten mbi 40°C në disa rajone qendrore dhe jugore.
Klan News