Policia e Tiranës i ka pezulluar patentën 29-vjeçarit me iniciale B.B. që xhironte gomat e makinës përpara Komisariatit Nr.6.
Pezullimi i patentës iu bë për shkeljet administrative të “mosrregullimit të shpejtësisë në qendrat e banuara” dhe “përshkrimin e karexhatës kundravajtje dhe në mënyrë të rrezikshme në rrugë”.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se pas shoqërimit në komisariat të të riut, u vendos gjithashtu që ai të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishje të qetësisë publike.
29-vjeçari u shoqërua për verifikim në komisariat pas videos së shfaqur në rrjetet sociale, ku xhironte gomat e makinës në mënyrë të rrezikshme përpara komisariatit të policisë. /tvklan.al