Personi, që dyshohej se kishte bombë në trupin e tij, në Bruksel, raportohet të jetë student i rrezatimit bërthamor në Universitetin e Brukselit.
Policia belge e kishte rrethuar atë pasi disa persona e kanë raportuar si të dyshuar, pasi ai mbante të veshur një pallto dimri, ndërsa disa tela i janë dukur jashtë palltos.
Një operacion i madh policor u zhvillua në qendër të qytetit të Brukselit, ku dyqanet dhe rrugët janë mbajtur të mbyllura.
Policia e mbante atë nën vëzhgim në afërsi të Teatrit Mbretëror të “Operas Monnaie”, ndërsa afër qëndronte edhe ekipi për çmontimin e bombave.
Belgjika e ka të aktivizuar nivelin më të lartë të kërcënimit nga terrorizmi prej nëntorit, ndërsa në muajin mars në Bruksel janë kryer dy sulme që morën jetën e 32 personave./
tvklan.al