Një student shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane. Sipas asaj që shkruajnë mediat bëhet fjalë për një 33-vjeçar me iniciale A.K. I riu ishte student në një universitet në Firenze.
Raportohet se shqiptari u ndalua pasi nuk kishte dokumente me vete. Duke u justifikuar se i kishte harruar në shtëpi, ai i kërkoi policëve që të shkonte në banesë për të rimarrë dokumentet.
Por për karabinierët, shqiptari dukej i dyshimtë kështu që e ndoqën deri tek banesa. Në hyrje të saj panë disa pako të mbështjella dhe pas kontrolleve u zbulua se ishte marijuanë. Në fakt, i riu e kishte kthyer dollapin në një supermarket droge.
Atje u gjetën të mbështjella në mënyrë perfekte 167 pako me marijuanë pesha e të cilave shkonte në 47 kilogramë, 4 pako kokainë me peshë 1.7 kilogramë dhe 1 mijë euro të thata. Sipas mediave nëse e gjithë sasia do të kishte dalë në treg do të kishte sjellë një fitim prej 500 mijë Eurosh./tvklan.al