Policia e Tiranës ka identifikuar autorin që dhunoi 42-vjeçari nga Bilishti një ditë më parë dhe e la në mes të rrugës “Sokrat Miho”.
Sipas bluve të kryeqytetit, autori i dyshuar është B.Gj. 34 vjeç nga Peshkopia dhe banues në Tiranë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, teksa 34-vjeçari goditi me sende të forta 42-vjeçarin R.K. duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
/tvklan.al