Një 42-vjeçar nga Bilishti është gjetur në mes të rrugës në Tiranë i dhunuar. Kanë qenë kalimtarët ata të cilët e vunë re dhe njoftuan policinë.
42-vjeçari i identifikuar me iniciale R.K. u gjet i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet me shenja dhune.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al