“Vjolët” përpilojnë programin sportiv për 50-vjeçarin shqiptar
Emri i Igli Tare gjithnjë e më në modë te Fiorentina. Ish-sulmuesi shqiptar i pa punë që prej largimit nga Lazio, shihet si opsioni i vetëm për të marrë pozicionin e drejtorit sportiv te klubi “vjolë”.
Mediat italiane raportojnë se Tare pëlqehet së tepërmi nga presidenca e Fiorentinës, që po bën gati planin për të bindur 50-vjeçarin. Projekti sportiv, ku gjithçka do të lidhej me kostot financiare për të shpenzuar në merkato, apo strategjia me të rinjtë është padyshim në majën e kërkesave të Tares.
Nën drejtimin e Lazios, shqiptari bëri goditje fantastike, duke sjellë cilësi në skuadër dhe më pas të ardhura të konsiderueshme për arkat, madje duke u përforcuar me element të rëndësishëm. Tare u vlerësua me çmimin e karrierës në vitin 2018, teksa Lazio fitoi dy Kupa dhe dy Superkupa Italie.
Klan News