Lajme Arkiva 2003

Fjalimi i presidentit amerikan George Bush nuk ka kaluar pa vëmendje nga qeveria shqiptare. Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka justifikuar çdo zgjidhje të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar regjimin e Saddamit.

Ilir Meta: Në miratimin e rezolutës 14, 41 ishte shansi i fundit që ju dha regjimit të Saddam Hussein-it për t’u çarmatosur në mënyrë paqësore dhe vullnetare. Gjatë gjithë kësaj kohe zgjidhja midis opsionit të ndërhyrjes apo të zgjidhjes diplomatike kanë qenë në duart e Saddam Hussein-it. Për fat të keq reagimi i regjimit të tij me kokëfortësi duke mos bashkëpunuar në mënyrë të plotë dhe pa kushte sikurse kërkoi dhe kërkohet nga rezoluta 14,41, ka sjellë këtë situatë të re për pasojat e së cilës është përgjegjës vetëm regjimi i Saddam Hussein-it. Ne vazhdimisht e kemi theksuar se zgjidhja më e mirë ishte zgjidhja diplomatike dhe paqësore, por natyrisht që kemi theksuar se zgjidhja më e keqe është që të vazhdohet pafundësisht në këtë mënyrë që ky regjim të shndërrohet në një precedent për të mbajtur peng paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin e Lindjes së mesme, por edhen nivel global./tvklan.al