Ilir Meta: “Përshëndesim angazhimin dhe vendosmërinë e kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shkuar deri në fund hetimit të aferës kriminale që lidhet edhe me Gërdecin. Tashmë është mjaft evidente që të gjitha faktet e kësaj afere të çojnë të Sali Berisha. Ky proces transparence dhe drejtësie, fillon me të vërtetë vetëm me dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i kryeministrit dhe me heqjen e imunitetit të tij për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.