Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, tha sot ne mbrëmje se iniciativa e kryeministrit grek Papandreu për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE brenda 2014,
inkurajon dhe nxit optimizmin brenda vendeve të BE-së, por edhe jep më shumë shpresë për vendet tona të Ballkanit Perëndimor, duke caktuar si target vitin 2014.
Ilir Meta: “Ne kemi sot një përvojë të mrekullueshme me procesin e liberalizimit të vizave. Edhe kjo ide u hodh që në samitin e Selanikut, por u elaborua në mënyrë konkrete vetëm pak kohë më parë dhe thanë ti je udhërrëfyesi konkret i të gjithë standardeve qe duhet çdo vend të realizojë për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave me hapësirën Shengen në Bashkimin Evropian. Tashmë ne kemi tre vende për të cilat ky vendim është marrë dhe padyshim edhe Shqipëria me progresin e jashtëzakonshëm që ka rregulluar sidomos kohët e fundit, do ta fitojë këtë të drejtë, besojmë edhe me Bosnjën, besojmë më pas edhe me Kosovën.”
Deklaratat e Metës u bene gjatë promovimit të librit “Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës” të z. Shaban Murati, një nga diplomatët më të njohur me një përvojë të jashtëzakonshme dhe shumë të pasur në shërbimin diplomatik./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani