Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Lefter Koka, dhe publicisti Artur Zheji do të kryesojnë listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në këtë qark.

Prezantimi i tyre është bërë nga vetë kryetari I kësaj partie, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinj dhe mbështetës në qytetin bregdetar.

Sipas Metës përqafimi i alternativës së LSI-së nga shoqëria civile është një garanci për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Ilir Meta: “Është koha për t’u ndarë jo vetëm me njeriun që e fut dhe e rikthen Shqipërinë në kriza, siç është kryeministri aktual, Sali Berisha, është koha në 28 Qershor për t’u ndarë me politikën që nuk do t’ia dijë për Shqipërinë dhe në radhë të parë për rininë e Shqipërisë. Është koha për veprim. Është koha që rinia në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë të vihet në veprim”.

Kreu i LSI-së u shpreh se pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria  do të përballet me sfida të tjera të integrimit të vendit dhe kjo ka nevojë për një hov të ri, të cilat sipas tij mund ta sjellin vetëm forcat e reja./tvklan.al