Ilir Ngresi majori i vrarë 3 vjet më parë është shpallur sot në Vlorë “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa këshilli i qarkut të Beratit ku Ngresi kishte punuar në krye të komisariatit, e ka shpallur atë “Qytetar Nderi”. Titulli i është dorëzuar familjarëve të majorit nga zëvendës Ministri i Rendit Thoma Jano dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Bajram Ibraj.
Ceremonia ka nisur në varrezat e dëshmorëve të Vlorës, ku janë vendosur kurora me lule në varrin e tij, ndërsa më pas kolegët, familjarët, miqtë dh të afërmit janë zhvendosur në godinën e teatrit. Ilir Ngresi është vrarë në 30 Dhjetor të vitit 2000 nga Kastriot Jaupi i cili pak kohë më parë është dënuar në mungesë nga Gjykata e Vlorës me burgim të përjetshëm
Oficeri i policisë Ilir Ngresi kishte drejtuar një operacion policor ku kishte mbetur i vrarë një nga vëllezërit japi, person i shpallur në kërkim. Pas kësaj Kastriot Jaupi ekzekutoi major Ngresin duke u hakmarrë për vrasjen e të vëllait./tvklan.al