Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka deklaruar se do i përcjellë ditën e sotme Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në një deklaratë për mediat, ministri Hoxha ka theksuar se Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për Drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.
Ervin Hoxha: Hapi garën për përcaktimin dhe përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky proces ishte shumë konkurrues në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga 2 misionet që asistojnë Policinë e Shtetit. Sot, Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do i përcjell Kryeministrit, Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm.
KANDIDATËT
* Adriatik Tafçiu
* Altin Mena
* Ardian Çipa
* Gentjan Shehaj
* Idajet Faskaj
* Ilir Proda
* Lutfi Minxhozi
* Neritan Nallbati
* Pëllumb Seferi
* Rebani Jaupi
* Skënder Hita
/tvklan.al