Teksa opozita protestonte me molotov, Bashkia e Tiranës shtron rrugën pranë familjes së deputetit Flamur Noka. Gjatë inspektimit të punimeve në Rrugën “Grigor Cilka”, nuk munguan edhe batutat nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Erion Veliaj: Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë.

Kryetari i Bashkisë Veliaj tha se falë investimit edhe në këtë zonë do të rritet ndjeshëm vlera e pronës.

Erion Veliaj:Këtu banojnë si kolonjarët, si kuksianët, nga Korça e Hasi, jemi të gjithë një dhe jemi të gjithë bashkë. E di që edhe ata shokët e mi të politikës thonë ‘jo, po ne jemi den baba den, jo ata janë të ardhur’, por Tirana ka plot njerëz që kanë prodhuar ekonomi, që kanë bërë prokopi, që kanë sjellë rritje të çmimit dhe vlerës së pronës.

Rruga “Grigor Cilka” lidh Njësinë 2 të Tiranës me lagjet e Farkës. Bashkia Tiranë nënvizon se do vijojë puna edhe për rrugët e tjera në çdo cep të kryeqytetit. 

Klan News