Eskorta e kryetarit të PDK-së, njëherë edhe kryeministrit që u sulmua me gurë të mërkurën në Deçan. Në këtë incident u dëgjuan edhe disa të shtëna nga arma e zjarrit.

Me të dalë nga pallati i Kulturës të kësaj komune ku PDK-ja mbajti tubim zgjedhor, një numër i qytetarëve hodhën gur në drejtim të grupit ku bënte pjesë edhe Thaçi, ai u fut në makinë dhe u nis.

Një grup i qytetarëve u munduan të bllokojnë eskortën tek rrethi në qendër të Deçanit. Ata u zmbrapsën pas intervenimit të policisë.

Kolona në të cilën përveç Thaçit ishin edhe zyrtarët më të lartë të PDK-së dhe qeverisë, u ndal rreth 100 m larg qendrës, aty qëndroi për disa minuta.

Këta persona të armatosur janë truproja të të parit të qeverisë. Eskorta me kryeministrin Thaçi, më pas vazhdoi për në Gjakovë ku duhej të përmbyllte fushatën zgjedhore të partisë së tij./tvklan.al