Me vezë. Kështu e kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj së majtës nje grup aktivistësh çek.
Gjatë një tubimi të partisë së majtë socialdemokrate në Pragë aktivistët lëshuan dhjetëra vezë kundër liderit, Jiri Paroubek, i cili qëndroi si burrë në skenë dhe nuk u largua.
Gjatë tubimit policia arrestoi 16 persona. Një prej të pranishmëve tha se ky lider i meriton vezët sepse është arrogant dhe mendon se njerëzit janë budallenj.
Pakënaqësirat në vend janë shtuar së fundmi në prag të zgjedhjeve kombëtare dhe ato të parlamentit evropian.
Tensionet politike janë shtuar mes ish-kryeministrit, Mirek Topolanek, dhe kreut të së majtës, Jiri Paroubek.
Pikërisht ky i fundit çoi në rënien e kabinetit të Topolanek në muajin Mars në mesin e mandatit të presidencës çeke të Bashkimit Evropian.
Partia Socialdemokrate planifikon të bashkojë forcat me komunistët për të fituar zgjedhjet e Tetorit./tvklan.al