Komisioni i Integrimit, ka dhënë konsensus për rezolutën që synon të nxisë qeverinë shqiptare në mënyrë që kjo e fundit të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Deputetët socialistë bënë disa propozime pasi sipas tyre varianti i paraqitur nuk adreson detyrimet për qeverinë që burojnë nga Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit.
Gramoz Ruçi: “Duhet të përcaktojnë detyrimet që rrjedhin në kuadrin e procesit të liberalizimit të plotë të vizave dhe shprehet për domosdoshmërinë e respektimit të pavarësisë të organeve të drejtësisë për panvarsinë e mediave dhe për lirinë e pronave, infrastruktura e zgjedhjeve siç është forcimi i kapaciteteve administrative në Shqipëri, siç është lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër pastrimit të parave”.
Genc Juka: “Qeveria ka në mend të paraqis një program referuar një program dhe atij programit kombëtarë të integrimit që ato e kanë hartu që në vitin 2005. Të gjitha forcat politike kanë marrë një vendim të përbashkët për të mbështet intensivisht hapin e Shqipërisë drejt kalimit nga një vend potencial kandidat në një vend kandidat”.
Kryetari i Komisionit Ilir Meta, ftojë zonjën Topalli që të mbledh sa më parë krerët e grupeve për të unifikuar një rezolutë të vetme për propozimet e bëra. Ndërsa tha se nuk është momenti i favorshëm për këtë kërkesë.
Ilir Meta: “Jam shumë dakord me të gjitha propozimet e kolegëve këtu dhe mendoj që do të ishte mirë, që vetë kryetarja e kuvendit përpara seancës të diskutojë rezolutën, të kërkojë dhe njëherë konsens ndaj të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare në mënyrë që në seancë të shkohet me një rezolutë të vetme”.
Tashmë gjithçka do t’i kalohet për votim parlamentit i cili pritet të ndez dritën jeshile në mënyrë që qeveria t’i dorëzojë menjëherë kryeministrit çek që mban presidencën e radhës së BE-së kërkesën zyrtare. Deri në fitimin e statusit për vendin kandidat, Shqipërisë i duhet të plotësojë një sërë kushtesh përfshi këtu mbajtjen e zgjedhjeve të lira e konformë standarde të ndërkombëtarëve më 28 qershor./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Klevis Çaka