Bashkimi Europian diskuton sot në Bruksel për rritjen e fondit të ndihmës për vendet e Europës Lindore dhe qendrore duke e çuar atë nga 25 në 50 miliardë euro. Kjo çështje ka shkaktuar pakënaqësi në radhët  e vendeve të bllokut. Kryeministri çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit kryeson BE-në, e hodhi poshtë propozimin për shpëtim të ekonomive nga Evropa Lindore dhe Qendrore. Ai tha se një pako e tillë do të shkaktojë panik të panevojshëm në tregje e për më tepër bart në vete rrezikun për ndarjen e kontinentit në blloqe të reja.

Në dhjetor vendet anëtare e dyfishuan shumën e kredisë për vendet jashtë eurozonës nga 12 miliardë në 25 . Një pjesë e kësaj pako iu dha Hungarisë dhe Letonisë, ndërsa për fondin aktual janë zgjedhur Rumania dhe lituania. Në samitin e pranverës, liderët europianë u shprehën të bashkuara kundër propozimeve amerikane për shtimin e masave të ndihmës duke argumentuar se në treg janë hedhur paketa të mjaftueshme.

Nga ana tjetër FMN uli ndjeshëm parashikimin ekonomik duke thënë se ekonomia globale do të tkurret ndjeshëm këtë vit për herë të parë pas 60 vjetësh. Në studim thuhet se ekonomitë e zhvilluara do të pësojnë një recesion të thellë, duke rënë me nga 2.6 deri në 5.8 %. Lajme të tjera shkurajuese vijnë nga SHBA, ku niveli i papunësisë kapi shifrën rekord të 5.5 milionë njerëzve./tvklan.al