Inflacioni për muajin Shkurt ka pësuar një tjetër kthesë historike duke zbritur në nivelin e 2.6%. Instituti i Statistikave bën të ditur se krahasuar me muajin e kaluar rënia e nivelit të çmimeve është 0.3%.
Ndërkohë rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,45 pikë përqindje.
Gjithashtu, ndikim patën edhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Pije alkoolike dhe duhan” si dhe çmimet e grupit “Transport”.
Sipas INSTAT, Krahasuar me muajin Shkurt 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,8 %.
Ndërkohë INSTAT vlerëson se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,6 %
Ky nivel inflacioni ka kapërcyer pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë se çmimet do të zbrisnin nën objektivin 3% në gjysmën e dytë të vitit, duke e bërë të panevojshme shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare.
Tv Klan