Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministrja Shuli ka fajsuar media për mos realizimin e projekteve të segmenteve rrugore anë e kënd shqipërisë. Në konferencën për shtyp ministrja e transporteve tha se synimi i mediave është të sulmohet Partia Socialdemokrate dhe të imponohen ndryshimet qeveritare.

Vonesat e mëdha në shtrimin e rrugëve Shuli i justifikoi me kohën e keqe, me ngritjen e kantiereve të ndërtimit dhe me shpronësimet të cilat sipas saj kanë arritur deri në 80%. Shuli ka fajsuar për kontratat ministrat parardhës.

Ingrid Shuli, ministre e Transportit:- “Errësimi i punës dhe i treguesve ndaj qarqe të caktuara gazetareske me çojnë në konkluzionin, se ato bëhen me objektiva dhe qëllime të paracaktuara, që synojnë të godasin personin tim dhe forcën politike që unë përfaqësoj. Kontratat e lidhura me kontraktor të ndryshëm janë realizuar para se unë të filloj punën në ministri, pra unë i kam gjetur kontrata e lidhura”.

Sipas Shulit gjatë qeverisjes së Aleancës për Shtetin janë shtruar 36km rrugë. Ajo premtoi shtimin e 55km rrugë gjatë vitit 2000./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame