Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministrja e Transportit Shuli ka denoncuar sot disa firma ndërtimi për cilësi të dobët të punimeve. Shuli i ka paralajmëruar këto firma të rishtrojnë rrugët në të kundërt do penalizohen deri në heqjen e licensave. Sipas Shulit në fund të muajit Prill përfundon tenderimi për buxhetin e këtij viti për të filluar në muajin Maj dënimet. Ministrja e Transporteve parashikon që brenda muajit Shtator të kenë përfunduar akset rrugore Durrës – Rrogozhinë, Sukth – Durrës dhe Milot – Lezhë.

Ingrid Shuli, ministre e Transportit:- “Në disa objekte ka mangësi në dokumentacion dhe në disa raste edhe fiktivitet, si psh firma “Derveni” në objektin riveshje rruga Fushë-Krujë. Vërehen mangësi në hartimin e projekt-preventiva, në azhornimin e projektit. Këtu mund të përmendim firmën “Filipi” në rrugën Rrogozhinë – Kavajë. Vërehen pasaktësira në përdorimin e fondit rezervë, mund të përmendet këtu firma “Genti” në rrugën Laç – Milot. Vërehen shkelje të procedurave të kolaudimit të objekteve siç është rasti i rrugës Fushë Krujë – Mamurras, në firmën zbatuese “El4”. Natyrisht masat që do të marrë ministria në këtë rast në bazë të kostatimeve janë ti detyrojmë firmat  përmendura dhe të tjera të korrigjojnë difektet e vëna re sepse ato janë pikërisht në kohën e shfrytëzimit të projektit sipas kontratës. Në rast të kundërt nëse firma nuk e realizon atë në kohë dhe me shpenzimet e veta do të penalizohet sipas ligjeve në fuqi”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame