Tomas Palacios dhe Interi kanë arritur akordin mes tyre. Mbrojtësi 21-vjeçar pritet në Milano të dielën, ku do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën me klubin zikaltër.
Sipas SportMediaset, akordi mes drejtuesve italianë dhe klubit argjentinas të Independiente Rivadavia-s u arrit pas një takimi të premten. Interi do të paguajë 6.5 mln euro për kartonin e futbollistit.
Lojtari ishte larguar nga klubi argjentinas prej disa ditësh e ndodhej në Buenos Aires, në pritje të finalizimit të akordit. Së fundmi ai kishte refuzuar edhe oferta nga Gjermania dhe Anglia. Palacios ka qenë i qartë në idenë e tij; Do vetëm Interin!
Ky lajm gëzon edhe trajnerin Simone Inzaghi, i cili prej kohësh kishte nënvizuar prej kohësh nevojën për të pasur një mbrojtës për shkak të dëmtimit të Buchanan.
Palacios, i cili krenohet me përqindjen më të lartë të dueleve në mbrojtje të fituara në kampionatin argjentinas dhe është qendërmbrojtësi që ka tentuar më shumë driblime në botë, në planet e teknikut italian mund të zëvendësojë më së miri edhe Bastonin.
Klan News