Danezi nuk mund të luajë në Seria A me defribilatorin në trup, të nevojshëm për të shmangur sulme të tjera kardiake
Interi është gati që ta shesë mesfushorin Christian Eriksen, i cili nuk do të lejohet që të luajë në Serinë A në këtë sezon për shkak të sulmit kardiak që pësoi në Euro 2020.
Lojtari danez shokoi botën e fubollit ndërsa u rrëzua pa ndjenja në Kopenhagen kur po luante për kombëtaren e tij në takimin e parë të grupit në muajin Qershor.
Ai shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Pas ekzaminimeve të kryera, mjekët vendosën që një ndërhyrje kirurgjikale ishte e nevojshme dhe 29-vjeçari duhet që të implantonte një defribilator, i cili monitoron dhe korrekton rrahjet e tij të zemrës.
Në këtë mënyrë, pajisja shmang sulme të tjera kardiake, të cilat mund të ishin fatale për lojtarin.
Në bazë të rregullave të vendosura nga Federata Italiane e Futbollit, asnjë futbollist nuk lejohet që të luajë në Itali, nëse ka të implantuar këtë pajisje.
Ndërkohë është e paqartë nëse mesfushori 29-vjeçar do të lejohet që të luajë në kampionate të tjera, ndërsa mjekët ende nuk kanë vendosur që t’ia heqin defribilatorin. Kjo do të thotë që ai duhet të zbresë në fushë me defribilatorin në trup.
Lojtari tani është përpara një vendimi, që mund ta çojë atë drejt tërheqjes nga futbolli i luajtur.
Klan News