Interi ka rinovuar kontratën me trajnerin Simone Inzaghi deri në verën e vitit 2026.

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh mes palëve, por tani gjithçka ka marrë rrugë zyrtare.

Njoftimi ka ardhur klubi ziklatër, që konfirmon trajnerin 48-vjeçar edhe për dy sezonet e ardhshme.

Paraqitjet e shkëlqyera te skuadrës nën drejtimin e Inzaghi-t, kanë bindur drejtuesit për të zgjatur kontratën.

Inzaghi mori drejtimin e Interit në verën e vitit 2021, pasi ishte larguar nga Lazio dhe pasoi Antonio Conte-n.

Me 158 ndeshje në stol, skuadra ka marrë mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Sezoni i fundit u mbyll me titullin kampion, me diferencë të madhe nga ndjekësit, ndërsa një vit më parë, shkoi deri në finalen e Ligës së Kampioneve, aty ku u mposht nga Manchester City.

Me pronarë të rinj dhe me Inzaghi-n në stol, tifozët e Interit kanë filluar të ëndërrojnë dhe në sezonin e ardhshëm dëshirojnë një trofe që mungon nga viti 2010, Champions League. /tvklan.al