Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ferit Hoti: “Albanian Back Mjedis, ka dashtë për tri vjet rresht të fusin në Shqipëri pa pushim, mbeturina urbane të vendeve jashtë territorit shtetëror, kryesisht nga Italia. T’i depozitojë për tri vjet rresht këto mbeturina, që ju e dini çdo ditë në bazë të projektmarrëveshjes janë çdo ditë 140 ton, 150 ton me ardh në Shqipëri dhe mbas tri vjetëve, kjo ka pasur në mend me vu në punë impiantin përpunues të mbeturinave. Pas tri vjetësh, siç na çu djegs siç thojmë ne shkodranët, kjo kompani mund të thotë, nuk jam mirë me shëndet dhe mund të ikte dhe këto mbeturina urbane të mbesin këtu. Pse i vejë rëndësi kësaj procedure spekulative? Sespe, ne sot kena ba një marrëveshje me shtetin Italian për mbeturinat urbane të Sharrës dhe atje ka ardh një projektvendim i përsosur, që qeveria shqiptare duhet ta marri si shembull, se si mund të bëhen marrëveshjet me një shtet të G7 siç është Italia, kurse projekt marrëveshjet të cilat çuditërisht qeveria shqiptare të gjithëve ua ka shpërndarë, përveç komisionit të shëndetësisë e të mjedisit, ku janë hartuar ligjet themelore të mjedisit, nuk ia ka çu, pse s’ia ka çu? Sepse ekspertët e këtij komisioni janë në gjendje me pa përplasjen ligjore në mes aktmarrëveshjes të nënshkruar me kompaninë italiane dhe legjislacionit shqiptar. Këtu është frika”./tvklan.al