Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sekretari politik i Partisë së Re Demokratike Genc Pollo, do të udhëtojë drejt SHBA-së, i ftuar nga kongresmeni republikan, njëkohësisht dhe kryetari i komisionit të jashtëm Henry Hyde. Sipas Pollos në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.

Genc Pollo:- “Besoj se është një rast i mirë për t’i shërbyer një marrëdhënie strategjike që Shqipëria ka dhe duhet të ketë me SHBA. Aty do diskutojmë për situatën në Shqipëri, ku SHBA janë të angazhuara shumë, por natyrisht edhe për Kosovën dhe situatën në Maqedoni. Këto do të diskutohen si në kongres, por edhe në administratën Bush, Këshilli i Sigurimit, por edhe në Pentagon”.

Gazetarja:- Mendoni se do të siguroni të njëjtën mbështetje, si zoti Berisha para disa kohësh në Amerikë?

Genc Pollo:- “Mendoj që kur shkohet në kryeqytete të huaja, në mënyrë të veçantë në Washington, duhet të punohet më shumë për interesin kombëtar, por besoj që mbështetja e SHBA në Shqipëri është për ata që promovojnë një stabilitet demokratik dhe një zhvillim ekonomik dhe jo për faktorë të tjerë që mund ta çojnë vendin drejt së shkuarës”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego