Erisa Zykaj: Sot është takimi i veç e veç i opozitës dhe opozitës me presidentin. Palët kanë bërë të ditur se të enjten e ardhshme  mund të zhvillohet një takim nga i cili priten rezultate. Cili është qëndrimi i Komisionit Europian për këtë?

Angela Filote: “Ne i mirëpresim këto zhvillime dhe do të jemi të kënaqur nëse do të ketë progres në dialogun politik, që t’i mundësojë vendit që të fokusohet në reformat e brendshme, që janë shumë të nevojshme edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.”

Erisa Zykaj: Si po i ndjek komisioneri Fule këto zhvillime?  Tani është një moment i rëndësishëm për  Shqipërinë pasi ajo ka paraqitur  kandidaturën  e saj dhe do të jetë vetë Fyle që do të jap opinionin për këtë kandidaturë. A e ka dëmtuar kjo periudhë bojkoti këtë proces?

Angela Filote: “Komisioneri Fule po ndjek shumë nga afër zhvillimet . Çdo ditë ne po shohim se cilat janë zhvillimet e reja në Shqipëri duke shpresuar  që këto zhvillime të jenë inkurajuese. Komisioneri Fule do të ketë një takim kokë për kokë me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, për të folur në lidhje me prioritetet e vendit  për ecurinë në perspektivën e anëtarësimit. Takimi mes komisionerit Fyle dhe presidentit shqiptar  do të shërbejë gjithashtu për të rënë dakord  mbi një datë se kur komisioneri mund të vizitojë Shqipërinë  për të pasur një diskutim më të gjerë më të gjithë faktorët dhe aktorët më të rëndësishëm që përfshihen në këtë proces. Takimi do të zhvillohet në Zagreb, pasi komisioneri Fule do të marrë pjesë si dhe presidenti juaj në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri kroat.”

Erisa Zykaj: Autoritetet shqiptare kanë fiksuar një afat kohor deri më 6 Mars për të zgjidhur ngërçin politik në vend. A mund të themi se komisioneri Fule do vizitojë Tiranën përpara 6 marsit?

Angela Filote: “Nuk mund të komentoj për afatin e 6 Marsit , por ajo që mund të them është që komisioneri Fule ka planifikuar vizitën në Shqipëri  në një  nga vizitat që ai do të kryejë në një kohë shumë të shkurtër, pasi Shqipëria bën pjesë te vendet e rëndësishme të protofolios që ai mbulon, kështu që sapo të fiksohet një datë me presidentin ai do të jete i gëzuar që do vizitojë Shqipërinë.”/tvklan.al