Sot në orën 21 në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, i ftuar do të jetë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Menjëherë pas tryezës së presidentit dhe bisedimeve të herë pas hershme, kreu i ekzekutivit do të diskutojë ato se ato se çfarë Partia Demokratike mund të lëshojë për kompromisin, nëse do të ketë marrëveshje midis liderit të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Çfarë do të ndodhë nëse PS nuk hyn në parlament para afatit kushtetues dhe a e dëmton kjo hyrjen në BE dhe heqjen e vizave?
Pa diskutim që kryeministri do të flasë edhe për prioritet që qeveria e tij ka për vitin 2010. Ai gjithashtu do të kthehet dhe pas në kohë, duke kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, rënien e monumentit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt të viti 1999.
Na ndiqni sot në orën 21 në emisionin “Opinion”, ku protagonisti i mbrëmjes do të jetë Kryeministri i vendit, z. Sali Berisha./tvklan.al