Një jetë me futbollin dhe për futbollin, Mehdi Bushati në 70-vjetorin e tij të lindjes vazhdon të jetë pjesë aktive e këtij sporti. Bushati tashmë është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit .
Ceremonia e organizuar nga FSHF dhe familja, mblodhi miq nga bota e sportit dhe jo vetëm. Ish-futbollisti i Dinamos në viti ’50-’60 ka qenë pjesë edhe e kombëtares së parë që luajti në kampionatin Europian, pikërisht atë të vitit 1964.
Mehdi Bushati falë përgatitjes në ekonomi dhe drejtësi iu dha mundësia të drejtonte për 10 vjet me radhë sportin shqiptar që nga 1979 deri në 1989. Bushati nuk iu largua sportit për asnjë çast edhe pas ndryshimit të sistemit, duke qenë shefi i klubit Dinamo, deri në drejtor të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.
Në 70-vjetorin e tij Mehdi Bushati shpreh një dëshirë të përbashkët për të gjithë shqipatrët.
Mehdi Bushati: “Do të dëshiroja që të fitonim me ato ekipe përfaqësuese që janë të niveleve tona dhe të nivelit nën neve. Fatkeqësisht ne sulmojmë më të fuqishmit, arrijmë për ti mundur siç kemi rastin e Gjermanisë, rastin e Greqisë, rastin e Belgjikës që fituam 2-0 këtu dhe humbim me disa me Bjellurosinë, me Maqedoninë ose barazim si në Maltë. Kjo është një peng i imi që futbolli shqiptar dhe sporti në përgjithësi duhet ta përmisojë në vitet që vijnë.”/tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe