Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri është paraqitur në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Në dalje të tij nga SPAK, Kapri nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë është thirrur në Prokurori, teksa i pyetur nga mediat ai është shprehur se është paraqitur për një interesim.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi pafajësinë për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin lidhur me tenderin për drutë dhënë nga Bashkia e Pogradecit. Pafajësi morën edhe 5 ish-vartësit e tij, të marrë si të bashkëpandehur.
I njëjti vendim u dha edhe nga Shkalla e Parë dhe ishte ankimuar nga Prokuroria e Posaçme./tvklan.al