Fjorald Zguri:Zoti Angjeli ju jeni një njohës shumë i mirë i ekonomisë dhe financave në optikën tuaj si lexohen deklarata e fundit të drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri.   

Anasatas Angjeli:Është një thirrje që i bëhet qeverisë dhe autoriteteve shqiptare për ta parë krizën me realizëm, drejtpërsëdrejti dhe për të marrë masat e nevojshme për të përballuar efektet dhe pasojat e saj. Kjo deklaratë tregon edhe përgjegjshmërinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pavarësisht nga marrëdhëniet e ngrira për këtë periudhë që qeveria kërkoi ajo priqet të ndihmojë të këshillojë sipas statusit të artikullit 4.”

Fjorald Zguri: Cilat mendoni se janë pikat më të nxehta të cilave ju adresohet Fondit Monetar?

Anasatas Angjeli:Rritja ekonomike nuk parashikohet ët jetë më 3.5% po do të jetë shumë më e ulët, ajo tërheq vëmendjen gjithashtu për një rol më të fortë të bankës së Shqipërisë dhe të sistemit bankar shqiptar, pasi parashikohet një ulje e kreditimit të ekono0misë nga 17 në 20% dhe kjo do të ketë pasoja jo vetëm në zhvillim, por edhe në mbledhjen e taksave kështu që Fondi nuk parashikon hapësirë për shkurtim të taksave të mëtejshme nga ana e qeverisë sidomos në këtë vit elektoral. Shqetësim mbetet edhe rritja prej gati më shuam se 50% që kërkon qeveria t’i bëj borxhit tregtar. Një çështje tjetër shqetësuese mbetet sektori i energjetik nga pikëpamja e gjendjes financiare të korporatës energjetike.”

Fjorald Zguri:Dhe në këto kushte çfarë duhet të bëjë qeveria?”

Anasatas Angjeli:Qeveria nuk duhet ta fsheh tashmë më situatën e krijuar dhe krizën, por duhet  të kthehet në anën tjetër, në anën e përballjes së krizës me masa konkrete, me një program mbështetje për sektorët e prekur dhe për shtresat e prekura, me një mbikëqyrje dhe efiçensë më të madhe të sistemit bankar shqiptar, me një politikë fiskale efikase që të ruajë dhe të mbrojë ekuilibrin buxhetor.”/tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguri

Operator: Enver Shehu